Sazan Guri është shprehur kundër ndryshimit të orës. I ftuar në emisionin Rudina, Guri tha se beson tek ligjet e natyrës dhe nuk është dakord për ndryshimin e orës pasi prishet ritmi që njeriu ka krijuar me mijëra vite. Unë besoj tek ligjet e natyrës, besoj shumë. Besoj shumë tek ligjet e botës së gjallë, tek bota e kafshëve. Jeta është 24 orë, por njeriu në të tërën jetën biologjike është disa sekonda. Imagjino tani që për 3 milionë vjet njeriu ka qenë për orën biologjike. Ndryshimi dhe përshtatja me orën njerëzore apo artificiale, në krahasim me orën natyrore sjell probleme të mëdha dhe mezi përshtatet dhe mezi i vishet asaj pas, tha Guri.
Më tej ai foli dhe për historikun e orës, e cila ka lindur si nevojë për të fituar më shumë dritë natyrale për turnin e dytë në punë. Por për profesorin ora nuk duhet të ndryshohet se prishet ritmi biologjik. Sot kushtet janë shumë ndryshe dhe nuk duhet prishur ritmi biologjik dhe është një ritëm i domosdoshëm dhe njeriu kur vete në një shtet tjetër gjënë e parë që bënë është përshtatja, tha Sazan Guri.