Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Francë, ku takoi përfaqësues të lartë të qeverisë franceze dhe diskutoi mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të ekonomisë midis Shqipërisë dhe Francës.
Ministrja Denaj shprehet se, në takimin me ministren franceze për Industrinë, Pannier-Runacher diskutoi mbi mundësitë e shtuara të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Denaj ftoi kompanitë dhe sipërmarrjen franceze të shohin Shqipërinë si një vend me mundësi dhe potenciale të reja eksplorimi për investime të reja. “Sektori i prodhimit dhe zhvendosja e kompanive të mëdha nga destinacionet e largëta drejt Europës dhe Shqipërisë janë disa nga mundësitë e shumta që mund të eksplorojmë me partnerët francezë”, tha Denaj. Franca është prezente në disa sektorë në Shqipëri dhe trendi i investimeve në sektorë të rëndësishëm strategjikë është në rritje.