Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në llogarinë e saj të Facebook përmes publikimit të videos së postuar më parë nga kryeministri Edi Rama.
Përpos video-s Spiropali shkruan për gazetarët se:Të blerë dhe të shitur, të shitur dhe të blerë, kanë ndrruar vende pa ndrruar kurrë stil: nxijnë, shpifin, pështyjnë. Pa asnjë respekt për të vërtetën. Pa asnjë kujdes për fjalën. Pa asnjë skrupull për etikën. Pa asnjë fre për gjuhën. 30 vjet që përdhosin të gjallë e të vdekur. 30 vjet shqiptarët durojnë këtë lukuni parazitësh që me Shqipërinë e vërtetë s’ka asnjë lidhje dhe tek e cila, fatmirësisht, nuk ushtrojnë dot më asnjë ndikim.

Nuk janë tërbuar kot! Kjo xhiro e tyre e radhës mbaron më #25Prill.