Vala afrikane ka shkaktuar rritje të temperaturave në fundjavë dhe ditën e sotme, deri në 30 gradë. Por nga dita e nesërme temperaturat do të bien. Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani tregon se do të kemi rikthim të temperaturave normale të tetorit.
Pse fundjava ishte aq e nxehtë? Me temperatura 27-30 gradë.
Adiola Bani: Mbetet edhe sot, nuk është normale kemi patur qarkullim të masave ajrore nga veriu i Afrikës, që solli temperatura të larta gjatë fundjavës deri ditën e sotme. Mbetemi 28-29 gradë, nuk janë temperatura normale por zgjasin vetëm sot. Presim reshje, vranësira dhe rënie të temperaturave nga e marta dhe në vijim. Temperaturat maksimale do jenë 25 gradë, minimalja 6 gradë deri në fund të javës.
Kushtet e motit deri të enjtën mbeten me reshje mesatare, më pak në qendër dhe në jug, E enjtja paradite deri në fundjavë presim kushte të motit të kthjellët dhe jo rritje të temperaturave. Do kemi nga nesër rikthim të vlerave normale të tetorit.