Një aksion ‘blic’ i Policisë Rrugore në Tiranë në rrugën Sauk-Teg, i ka kushtuar shtrenjtë 20 shoferëve që shkelën rregullat e qarkullimit, të cilëve iu janë pezulluar patentat janë dërguar në Komision pasi janë kapur me shpejtësi tej normave.
Nga kontrolli me radar, policia thotë se janë regjistruar shpejtësi nga 138 km/h – 168 km/h në aksin Sauk – Teg, shpejtësi që vrasin jetën. Bëhet me dije se 10 patenta janë hequr për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Policia thotë se ka arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa Leje Drejtimi.