Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Ervin Bushati ka qenë i ftuar në një prej emisioneve të televizionit ABC News përballë gazetarit Endri Xhafo për të diskutuar mbi aktualitetin politik dhe situatën në kampin socialist teksa na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet. Teksa diskutimi ishte orientuar mbi organizimin e subjekteve politike në Shqipëri, pra PD dhe PS, Bushati i është drejtuar me një pyetje gazetarit Xhafo: E dini ju kush është homologu im në Tiranë nga kampi kundërshtar?

Duke mos pasur një përgjigje për emrin e kreut të Partisë Demokratike të Tiranës, gazetari Xhafo ka mbledhur supet.(Lexo.al)