Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar pamje nga spitali i fëmijëve në Durrës. Në një shënim në facebook teksa poston videon nga spitali Rama iu përgjigj edhe kreut të opozitës. duke thënë se opozita përdor të vdekurit në luftën e saj “qorre” për pushtet”.
“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve Durrës ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e Shqipërisë që duam, ju uroj të gjithëve një të diel të mbarë”, shkruan Rama.