Ministria e Drejtësisë ka fituar gjyqin lidhur me kontratën e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike për të paraburgosurit apo të dënuarit me arrest në shtëpi.Në vendimin e dhënë nga Gjykata Administrative theksohet se kompanitë që kishin fituar tenderin nuk e kishin kryer shërbimin duke i dhënë të drejtë Ministrisë së Drejtësisë. Vendimi i gjykatës kthen në buxhetin e shtetit një shumë preju rreth 2.2 miliardë lekësh. Vendimi i sotëm detyron fituesit e tenderit, bashkimin e kompanive: ‘Ratech shpk’, ‘Fastech shpk’ dhe ‘Soft & Solutions’ që të kthejnë shumën e parave të përfituara nga kontrata.

Por, ky gjyq i fituar nga Ministria e Drejtesisë përpos faktit që është një lajm i mirë për paratë e taksapaguesve, tregon edhe prapaskenat dhe hedh dyshime mbi financimet e errëta në media e individë për interesa politike. ‘’Mik’’ i kompanisë që sot humbi gjyqin, është edhe miku i opozitës e posacerisht I LSI, Genc Sejko, i cili i bën reklamë në facebook kësaj kompanie. Dihet që reklamat kushtojnë, për reklamat dikush paguan.

Për të qenë më të qartë po ju tregojmë disa fakte. Në kohën kur është lidhur kontrata me kompaninë Ratech shpk, ministër i drejtësisë ishte Petrit Vasili i LSI. Sekretare e Përgjithshme në këtë ministri ishte Juliana Hoxha, për të cilën burimet theksojnë se ishte direktivë direkte e Monika Kryemadhit. Pra, me pak fjalë, ky tender u dha nga LSI që drejtonte ministrinë e Drejtësisë para se te dilte në opozitë. Nga ana tjetër, kompanisë në fjalë të cilës LSI i dha këtë tender i cili sot u rrëzua me vendim gjykate, i bën reklamë Genc Sejko, i cili propagandohet nga opozita për memet e tij antikorrupsion.

Ironia është te fakti se Sejko i bën reklamë një kompanie që gjykata e detyron të kthejë paratë në arkën e shtetit, ndërkohë që nga ana tjetër bën meme antikorrupsion. Ndërsa dyshimet janë për lidhjen e mësipërme midis kompanisë dhe politikës e njerëzve të medias e rrjeteve sociale.