Administrata izraelite nënshkroi marrëveshje me kompaninë amerikane të ilaçeve Pfizer për të blerë vaksinën potenciale që është në zhvillim e sipër kundër koronavirus. Izraeli që dëshiron të blejë vaksinën potenciale kundër COVID-19 të Pfizer dhe kompanisë gjermane të bioteknologjisë BioNTech.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në konferencën për media tha se kanë nënshkruar marrëveshje me Pfizer për blerjen e vaksinës kundër COVID-19.Netanyahu tha se nga Pfizer do të marrin 8 milionë doza të vaksinës dhe se me këtë do të vaksinojnë 4 milionë izraelitë kundër virusit.
Ai tha se vaksina potenciale do të jetë e mundshme për qasje nga muaji janar, duke shtuar se në muajt e ardhshëm do të rrisin numrin e vaksinave. “Është shfaqur drita në fund të tunelit”, tha Netanyahu.Pfizer dhe BioNTech më parë kishin njoftuar se vaksina potanciale që e kanë zhvilluar kundër COVID-19 është 90 për qind efektive kundër virusit.