Familja e Vehbi Trimit nga Kavaja do të ketë shumë shpejt gati strehën e re, më të sigurt e të bukur se ajo që humbën në 26 nëntor.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali vizitoi familjen Trimi, nga ku bëri të ditur se shumë shpejt ata do të futen në shtëpinë e tyre të re. Spiropali vizitoi edhe familjen Fasho.

“Entuziazmi i Agimit dhe i Sefides ishte gjithçka duhej pas sorollatjeve me vite të tëra për të marrë një leje legalizimi, dëshmia në letër e sakrificës dhe mundit të dy njerëzve të mirë e të pafjalë”, u shpreh Spiropali.

“Punët e mira të qeverisë dhe bashkisë nuk do të ndalen për asnjë arsye nga zhurma e tallavaistëve që veç hidhnisë nuk dinë këngë tjetër”, tha ministrja.