Në kryeqytetin e Shqipërisë sot ka nisur përgatitja e Tortës së Pavarësisë, e cila pasi të kryhet do të vendoset në pjesën e përparme të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në këtë punë janë angazhuar 150 persona, ndërsa çdo ditë do të përgatiten rreth 1 200 pandispanja. Për përgatitjen e saj do të duhen 2 379 kg miell, 38 064 kokrra vezë, rreth 1 770 kg sheqer, 20 kg vanilje, 500 kg shegë. Sipas Bashkisë së Tiranës, torta do të jetë e përbërë nga disa shtresa, shtresa e parë do të fillojë me pandispanjën dhe do të laget me sherbet me shije të rrushit, më pas do të hidhet kremi i pastiçerisë, më pas do të mbulohet sërish me pandispanjë dhe shurupin e rrushit sërish, do të mbulohet me krem pastiçerie, me glase dhe me shegë.

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, i cili njihet për kritikat dhe ironitë për liderin e partisë demokratike Lulzim Bashën, ka publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’ një video të disa viteve më parë, të tortës së famshme me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Torta e Lulzim Bashës për 28 Nëntor, e paharrueshme”, shkruan Spahiu.