Kylian Mbappe u zëvendësua në pjesën e dytë në fitoren e Paris Saint-Germain kundër Nantes. Futbollisti u pa duke mbajtur me dorë kofshën kur u zëvendësua nga Bandiougou Fadiga 16 minuta para përfundimit të ndeshjes së Ligue 1 në Stade de la Beaujoire. Mbappe e kishte përgatitur golin e Ander Herreras para se të shënonte vet nga penalltia, ndërkohë që Sarabia e shënoi të tretin për fitoren e lehtë të PSG-së.

Neymari u lëndua në fillim të kësaj jave po ashtu, por Tuchel nuk pret që dyshja të mungojë gjatë.“Mendoj se Mbappe nuk e ka nga lëndimi, por më shumë nga lodhja. Tani nuk është koha të rrezikojmë shumë. Shpresoj se nuk do të kemi më lëndime të tjera”, tha Tuchel.