Ministrja Manastirliu u bëri apel qytetarëve të lidhen me mjekët e familjes dhe të mos mjekohen me receta whatsApp-i apo rekomandime dhe këshilla nga të afërm.
“Mos dëmtoni shëndetin dhe buxhetin, me receta WhatsApp-esh. Dëgjoni mjekët. Dëgjoni mjekun e familjes. Mjeku i familjes e di kur trajtohen, si trajtohen, kur merret skema e parë e trajtimit, çfarë elementësh nga skema e parë përfshirë këtu edhe vitaminat duhet të merren, e përcakton mjeku”, apeloi Manastirliu.

Manastirliu nënvizoi miratimi i paketës për rimbursim e trajtimit ambulator në banesë, krahas mbështetjes për qytetarët do të disiplinojë edhe trajtimin e tyre nga mjekët e familjes. Ministrja e Shëndetësisë tha se nëse ende nuk e dini kush është mjeku juaj i familjes duhet të telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për t’u lidhur me të.