Për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se ‘Dora e Zotit’ u kthye tek Zoti duke e konsideruar argjentinasin si Mozarti i futbollit.
“La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti – kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij…” – shkruan Rama.