Teksa numërimit të votave pas zgjedhjeve po i vjen fundi, mediat kanë filluar të supozojnë rreth asaj se kush do të mund të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së.
Favoriti natyrisht është Joe Biden, pasi kryeson me vota. Sipas të dhënave të deritanishme, kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale është fitues edhe në Michigan. Pas fitores në shtetin me 16 vota elektorale, Biden do të mund të arrinte në 264 vota elektorale.

Kështu, kandidatit demokrat do t’i nevojiteshin vetëm gjashtë vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale, pasi i duhen minimalisht 270 vota elektorale. Dhe shteti që shihet si potencialisht i fituar nga Biden është Nevada. Por cili ishte rezultati i zgjedhjeve të fundit të zhvilluara në vitin 2016 në këtë shtet?

Hillary Clinton fitoi aty me një shumicë votash prej 47.92%, ndaj 45.5% të Donald Trump. Kështu, të 6 votat elektorale të Nevadas i mori Clinton. Trump u bë i pari republican, që nga William Howard Taft në vitin 1908, që fitoi Presidencën pa Nevadan.