Kryeministri Rama mbërriti në bashkinë e Fierit për të zhvilluar takimin me naftëtarët.

Këta të fundit janë të gatshëm për zgjidhjen qe dha kryeministri në lidhje me pagat. Ditën e hënë kryeministri propozoi një pagë të ndërmjetme për gjithë naftëtarët deri në rifillimin e punës së rafinerisë. Një përfaqësi prej 8 naftëtarësh hynë në takim me kryeministrin.