Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video për të krahasuar situatën e pandemisë në spitalet e Evropës, me atë të Shqipërisë. Sipas Ramës gjendja në vendet e tjera nuk është më mirë se në Shqipëri. Ai ka akuzuar opozitën se po përhap panik dhe sipas tij ajo është helm dhe dëshpërim për njerëzit.

Pse opozitat në këto vende nuk janë tërbuar si opozita e LuliMoniSalikes? Sepse opozitat janë frymëmarrje për shoqërinë, jo helm për njerëzit; janë dritare shprese, jo puseta dëshpërimi; janë marrje përgjegjësie, jo shfaqje papërgjegjshmërie! Opozitat janë frymë kritike, jo gërrhima katastrofike dhe një opozitë si kjo e MoniLulikeSaliut, që sillet si një çetë KÇK-je edhe kur populli gjendet nën sulmin e një virusi vdekjeprurës, është turpi i kujtdo që e mbështet, shkruan Rama.