Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump ka sqaruar deklaratën e fundit duke theksuar se ai nuk e pranoin fitoren e Joe Biden.Në një status të mëparshëm Trump shkruante se Biden fitoi sepse zgjedhjet u manipuluan dhe ishte hera e parë që Presidenti amerikan e cilësonte Biden-in si fitues.

Tashmë Trump sqaron se Biden ësthë fitues vetëm në sytë e mediave që ai i quan Fake News teksa garanton se ai bashkë me republikanët do të fitojnë.

Ai fitoi vetëm në sytë e FAKE NEWS MEDIA. Unë nuk pranoj ASGJË! Kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Kjo ishte një ZGJEDHJE E MANIPULUAR!
Ky pretendim për mashtrim zgjedhor është i diskutueshëm
ZGJEDHJE TË MANIPULUARA. NE DO TE FITOJME!– tha Trump.