Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në Facebook aty ku ironizon deklaratat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit ku thotë se partinë e saj nuk e zë virusi. Vaj medet, shkruan Rama në videon e tij.

Kështu Monika Kryemadhi na pohoi hapur se LSI ka imunitet të fortë ndaj koronavirusit. Shumëkush pyet se cila është arsyeja, përgjigjen na e jep vetë Kryemadhi. Monika Kryemadhi sapo na vërtetoi se njerëzit e LSI i kanë xhepat dhe pjatat plot aq shumë saqë nuk pyesin për koronavirusin.- thuhet në video.