Rindërtimi pas tërmetit të fortë që goditi vendin tonë një vit më parë po vijon me ritme të larta në të gjitha zonat e prekura. Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj inspektoi sot punimet në shkollën 9-vjecare në Ahmetaq, e cila do të rihapë dyert për nxënësit e mësuesit në 26 nëntor. Shkolla 9-vjeçare në Ahmetaq, e cila do të rihapë dyert për nxënësit e mësuesit në 26 nëntor, është e rindërtuar me kushte e standardet më të mira, me 9 klasa, 3 laboratorë, palestër e bibliotekë moderne për 200 nxënës, bëri të ditur ministri.
Sipas tij, rindërtimi vazhdon çdo ditë në të katër programet, banesat individuale, grantet e rikonstruksionit, objektet arsimore dhe themelet e para të pallateve të ndërthurura me infrastrukturën e lagjeve të reja. 1 mijë familje do të mund të futen në banesat e tyre të reja të rindërtuara brenda datës 31 dhjetor të këtij viti, ndërkohë po vijon puna në të gjitha programet. Po vijon dhënia e granteve të rindërtimit, duke ndihmuar familjet për tu rikthyer në shtëpitë e tyre, aty ku dëmtimet janë të riparueshme. Ndërkohë në disa prej bashkive të prekura nga tërmeti ka nisur edhe ndërtimi I banesave kolektive, si në Tiranë apo Durrës, u shpreh Ahmetaj.
Sipas tij, Rindërtimi nuk është vetëm një proces financiar e administrative, por është një program unik social i një mazhorance thellësisht të majtë që në vëmendje ka qytetarët, ka atë që ka nevojë për ndihmë çdo ditë. Qeveria parashikon që të investojë nga buxheti i shtetit për rindërtimin 65 miliardë lekë përgjatë tre viteve 2020-2022.