Kryeministri Edi Rama, në një komunikim online me gazetarët, duke folur për vaksinën për koronavirusin, deklaroi se uron që Shqipëria të mos mbesë mbrapa në këtë proces në raport me shtetet e tjera europiane. Rama thekson se për momentin, çmimi i vaksinës është gjëja e fundit që po diskuton qeveria.
“Ne kemi një grup personash, të cilët janë ekspertë, që po merren me vaksinën dhe uroj mos mbetemi pas me shtetet e tjera europiane. Në fazën që të kemi vaksinën në dispozicion duke filluar nga vaksinimi i bluzave të bardha, mësuesit, punonjësit e policisë dhe të gjithë me radhë. Çmimi është gjëja e fundit që diskutojmë në këtë moment. me rëndësi ka që vaksinat të sigurohen sa më shpejt. Asnjë vend sa shoh, nuk po fokusohet vetëm tek një vaksinë. Është proces shumë intensiv që po zhvillohet aktualisht përditë. Nuk i kemi lënë gjë mangët popullit për gjëra që lidhen për element më të rëndësishme të jetës”, tha Rama.