Mevlani, pak ditë më parë ka publikuar këngën e tij të re, me titull “Love Story”. Ajo që ra në sy ishte përfshirja e Shqipe Hysenajt në videoklip, vajzës që është përjashtuar nga emisioni disa kohë më parë. Mevlani tha se ka marrë shumë komente në lidhje me këngën dhe gjeti rastin t’i falenderonte të gjithë. Ai tha e përfshirja e Shqipes në videoklip ishte një dëshirë e kësaj të fundit.
Djali theksoi se projekti kishte nisur para hyrjes në emision dhe asokohe i kishte thënë Shqipes se produksioni nuk mund ta lejonte përfshirjen e saj në videoklip. Por pas largimit të bukuroshes nga emisioni, ajo i kërkoi përsëri djalit të jetë pjesë e videoklipit dhe më pas kjo gjë u arrit. “Unë nuk dua t’i bëj publicitet këngës. Melisa më pyeti për punën e videoklipit dhe ishte teksti që ka të bëjë me arushin. Puna e videklipit ka qenë projekti para se të hyja në përputhen kishte nis, në momentin që Shqipja ka dëgjuar këngën ka thënë në këtë videoklip do të jem unë dhe pikë. Unë i thash kjo nuk mund të na lejohet. Ajo më merr dhe më thotë që Mevlan unë nuk jam në emision, mund të vij