Programi i ri nis së shpejti”, Rama me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë: Kredi për zgjerimin e ndërmarrjeve

Kryeministri Edi Rama:

Programi, i cili do të lançohet së shpejti, besoj se në fund të muajit do të kemi marrëveshjen mes Bankës së Shqipërisë, bankave të nivelit të dytë dhe qeverisë për një linjë financimi të mbështetur nga qeveria shqiptare, për të mbështetur çdo projekt të kujtdo që ka një ndërmarrje të vogël apo të mesme dhe ka ambicie që ta rrisë atë. E kemi quajtur këtë program “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Do të ketë një normë interesi të kredisë më të ulët sesa kreditë komerciale, plus që do të ketë një limit deri në 2 milionë euro.

Nuk do të jetë e mundur të aksesohet nga kompanitë e mëdha, por do të aksesohet nga startup-et, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, punishte dhe patjetër edhe agroturizmet që duan të rriten.