Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka folur hapur për herë të parë për mundësinë e ribashkimit me Sami Lhediren. Mesfushori nuk po luan me Pirlon dhe dëshiron të largohet. Shpëtimi për turko-gjermanin mund të vijë nga Premier League. Tekniku italuan e ka stërvitur mesfushorin dhe te Real Madridi, prandaj e njeh mirë. Ai beson se mund ta rilindë futbollistin.
Sami Khedira ishte lojtari im te Real Madrid dhe ishte një lojtar i rëndësishëm për ne. Kam një kujtim të mirë nga ai, por nuk mendoj se po e kërkojmë këtë moment. Ndoshta në janar, – tha italiani duke buzëqeshur.