Legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon, ka folur pas fitores me skuadrën e Parmës. Ai ka thurur elozhe për trajnerin Pirlo, njëkohësisht dhe mikun e tij.
Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim në çdo mënyrë, çdo mënyrë, pasi tani do të luajmë me një skuadër problematike siç është Fiorentina para Krishtlindjeve. Ne duhet të fitojmë ndeshjet që kemi dhe më pas do të nisin sfidat direkte me kundërshtarët për titull. Nuk duhet të bëjmë gabime që na pendojnë dhe të marrim maksimumin para se të nisin duelet vendimtare për titull.
Pirlo? Rezultati nuk është gjithmonë pasqyrë e lojës sonë, u pa ndaj Lazios. Nuk mund të thuash me një ndeshje se është skuadra e Pirlos. Kur të fillojmë të fitojmë 5-6-7 ndeshje radhazi, apo 8 nga 10 sfida t’i fitojmë me lehtësi, atëherë mund të themi se është ekipi i Pirlos, – tha Buffon.