Drejtoresha e Spitalit Infektiv, apo COVID1, Najada Çomo ka publikuar një foto nga COVID3, ose ish Kirurgjia me stafin e mjekëve dhe infermierëve që kujdesen për të shtruarit atje. Ata shfaqen të qeshur dhe mjaft inkurajues se situata po përballohet mirë duke dhënë të gjithë një “ok” më duar e tyre dhe sytë e qeshur që kanë mbetur jashtë maskave mbrojtëse.

“Një përshëndetje nga stafi i Spitalit Covid -3, me dr Afrimin,dr Sadikun, mjekët më të rinj dhe padyshim infermierët e shkëlqyer”, shkruan Çomo. Prej 10 muajsh vendi po përballet me pandeminë e COVID-19, ndërsa bluzat e bardha janë ata që janë në vijën e parë të frontit të luftës, duke sakrifikuar shëndetin dhe familjarët e tyre, për të shpëtuar pacientët e prekur nga ky virus i rrezikshëm.Edhe pse shpesh të sulmuar nga opozita, ata kanë ditur që të qëndrojnë në krye të kësaj situatë të vështirë dhe të bëjnë maksimumin e tyre duke mbrojtur jetën.