Nga Klod Zhivani/
Nuk e kisha pa asnjehere neper qytet por me sjelljen e tij vecoi nder te tjeret. Tentoi 2-3 here te ndalte bashkemoshataret e tij. I doli perpara gureve dhe shkopinjve. Rrezikoi edhe veten ! Kur e kuptoi qe ishte i pafuqishem perballe turmes se 16-17 vjecareve, u shkeput. Mori rrugen per tek supermarketi me i afert dhe doli me nje bidon uji. E bleu !
Teksa “shoket” e tij, deputetet e se ardhmes, vijonin luften me reklamat e qytetit dhe me dekorin e fundvitit, me ujin qe bleu, fiku zjarrin.
Ky eshte i riu qe na duhet sebashku me 3-4 organizatoret model, me mesuesen, aktoret e teatrit etj etj qe dolen perpara turmes se adoleshenteve te Stresit e Nojzit per te ndaluar dhunen.
Jam i sigurte se ky djali, qe sot arrita ta njoh, neser do te largohet. Ky, sot dha nje shembull fantastik se si duhet te protestojme e si duhet te jemi qytetare te mire por e humbi luften e sotme dhe luften e se nesermes perballe atyre adoleshenteve qe neser nje pjese do jene ne burg dhe pjesa tjeter ne parlament.
Nuk e njoh por kurdo qe do te takoj do ta pershendes me shume admirim ?