Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Juliana Pasha ishte e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare, ku ka folur më gjatë për jetën e saj profesionale dhe private.
Ajo ka ndarë me publikun edhe historinë se si është njohur me bashkëshortin e saj Altinin të cilin e dashuron shumë. “U dashurova me shikim të parë. Sapo e dëgjova të luante në kitarë, më bëri për vete tingulli i tij, u dashurova menjëherë me të realisht. Isha 19 vjeç. Ishte momenti kur unë për herë të parë vendosa që të këndoja live në netët e ndryshme në Tiranë. Altini mu prezantua me Saimir Brahon atëherë, erdhën në shtëpi më morën. Më kishin dëgjuar diku në një koncert në Burrel. U prezantova me ta, vajta bëra një provë dhe pikërisht për herë të parë dëgjoj Altinin duke luajtur në kitarë.
U dashurova me të, sigurisht që pati një periudhë të gjatë kohe pa i thënë diçka njëri-tjetrit, por edhe Altini më ka thënë më vonë që në momentin që më dëgjoi mua duke kënduar, u dashurua me zërin dhe me mua”
Ardit Gjebrea: Altini vinte nga një divorc. Juliana Pasha: Po është e vërtetë, unë e kam marrë vesh pasi jam lidhur me të. Në periudhën që punonim bashkë nuk e dija. Nuk është se bënim në muhabetet në grup, muhabetet familjare. Unë me Altinin jemi lidhur një vit pasi kemi njohur njëri-tjetrin.
Ardit Gjebrea: Kur e more vesh?Juliana Pasha: Ditën që jemi ulur në tavolinë për herë të parë, në takimin e parë. Unë i thoja historitë e mia, ai më thoshte të tija. Aty e mësova për herë të parë, fillimisht u befasova pak sepse nuk më kishte rastisur një gjë e tillë, por pastaj duke e njohur Altinin, duke e dashur fort e anashkalova dhe nuk e mendova më atë fakt.
Sigurisht që kishte ato momentet e dyshimit në veten time duke qenë edhe e vogël pasi ne kemi një diferencë 10-vjeçare me njëri-tjetrin, por kur e kam njohur Odesën aty pastaj mu larguan të gjitha dyshimet realisht. Odesa më do jashtë mase dhe unë që në momentin që e kam njohur Odesën e kam dashur si vajzën time”.