Pas protestës së organizuar ditën e sotme në Shkodër nga kryebashkiakja demokrate Voltana Ademi, ku përpos djegies së Partisë Socialiste atje u dëmtuan edhe mjaft objekte në qytet, ka reaguar gazetari Mero Baze. Duke vënë në dukje faktin se vetë Voltana Ademi i printe protestës së sotme, gazetari Baze shkruan ndër të tjera se ajo do jetë e vetmja kryebashkiake e mbetur në zyrë, që udhëheq turmat të djegin qytetin e saj.

Statusi i plotë: Në historinë botërore, se shqiptare jo e jo, kjo fytyrë, do të mbetet si e vetmja kryebashkiake e mbetur në zyrë, që udhëheq turmat të djegin qytetin e saj. (Lexo.al)