Kryeministri Edi Rama njofton qytetarët se sigurimi sa më parë i vaksinës anti-covid është prioritet i qeverisë së drejtuar prej tij. Kreu i ekzekutivit garanton qytetarët se nuk do lërë gur pa luajtur në mënyrë që vaksina të vijë sa më parë në Shqipëri. Numri një i qeverisë njofton se po udhëton drejt SHBA-ve. Kontakt sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi, shkruan ndër të tjera Rama.

Statusi i plotë: Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara. (Lexo.al)