OBSH paralajmëron se mbërritja e disa vaksinave kundër COVID-19 dhe optimizmi që e shoqëron nuk duhet të ulin kujdesin e qytetarëve. Kjo sepse sipas OBSH vaksina nuk do të eliminojnë virusin totalisht. Mike Ryan, i ngarkuar për situatat e urgjencës në agjencinë e OKB-së ka theksuar se vaktinat nuk do të sjellin zerim të COVID nëse nuk respektohen masat. Vaksinat nuk nënkuptojnë zero COVID. Ne kemi arritur (…) në një pikë lakimi të pandemisë. Ne u kërkojmë njerëzve të vazhdojnë të bëjnë përpjekje përballë COVID-19 duke respektuar masat, tha ai.

Maria Van Kerkhove, zyrtarja e ngarkuar me menaxhimin e pandemisë në OBSH, në krah të tij, u bëri thirrje njerëzve që të reflektojnë gjatë festave te fundvitit në mënyrë që të kufizojnë transmetimin e COVID tek të tjerët. Vendimet që ne marrim tani (…) mund të nënkuptojnë jetën ose vdekjen për ne, për familjen tonë, shtoi ajo.

Gjendja e pandemisë në Evropë është e paqëndrueshme ndërsa në Itali dhe Britaninë e Madhe shënohen rekorde të reja të viktimave nga Covid-19. Pandemia ka prekur 65 milionë persona dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1,5 milionë të tjerëve. Por tanimë ajo ka filluar të përshpejtohet në botë, ndërkohë që po bëhen përpjekje të vazhdueshme për sigurimin e pandemisë.