Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes së ish- deputetit të PD-së, Bedri Çollaku pas ndarjes nga jeta si pasojë e COVID-19. Kreu i shtetit shprehet se largimi i tij është një humbje shumë e madhe për të gjithë.

“Largimi i parakohshëm nga jeta i z.Bedri Çollaku, është pikëllues. Një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe sistemin tonë bankar.

Z.Bedri Çollaku do të kujtohet përherë si një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare, me një karrierë mbi 40-vjeçare, i spikatur edhe në rolin menaxherial si drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit, por edhe si ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ngushëllimet më të sinqerta! U prehtë në paqen e merituar”, shkruan presidenti Ilir Meta.