Që prej daljes së koronavirusit nga Kina, virusi është përhapur në të gjithë botën dhe është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në të gjithë botën aktualisht numërohen 79,771,523 raste në të gjithë botën, ndërsa numri vi kt imave ka arritur në 1,750,067. Një lajmi i mirë është se 56,160,251 persona e kanë fituar betejën me sëmundjen, raporton worldometers.

Vendin e parë në listë e zënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 19,111,326 raste, por sigurisht ndryshimet e shifrave mes shifrave nuk është gjithmonë tregues i saktë, për shkak se ndryshon numri i testimeve.

Vendet më të mëdha priren të kenë një numër më të lartë si të rasteve ashtu edhe të vd ekj eve. Por ka shumë faktorë të tjerë që ndikojnë, siçdemografia; vendet me popullatë të plakur mund të goditen më shumë sepse sëmundja është më e rrezikshme për njerëzit e moshuar .

Numri i vdekjeve është një tregues më i besueshëm. Sëmundja ka goditur vende të caktuara, duke përfshirë SH.B.A., Brazilin, Indinë, Meksikën dhe Mbretërinë e Bashkuar me një mizori të veçantë.

Rekord i ri infektimesh në Britaninë e Madhe ku duket se qarkullimi i variantit të ri të koronavirusit ka hedhur poshtë të gjitha arritjen e masave të ashpra të javëve të fundit. Ky 24 orësh shënoi mbi 39 mijë raste të reja infektimesh. Vd ek jet ditore shënuan rekordin e valës së dytë me 744 raste.

Universiteti Johns Hopkins publikon të dhëna për raste dhe vd ek je për shumicën e vendeve në botë (një përjashtim i dukshëm është Koreja e Veriut, e cila pretendon se nuk kishte asnjë). Pandemia u ngadalësua disi këtë javë në të gjithë botën, me 638 892 raste të reja të regjistruara në ditë (-0,5% ) e krahasuar me javën e mëparshme), sipas një raporti të fundit.

Krahasuar me gjithë shtetet e tjera, SHBA është shfaqur si një pikë e nxehtë globale. Administrata Trump është kritikuar si e ngadaltë në parandalimine përhapjes. SHBA aktualisht udhëheq botën në 19 milion rastet e konfirmuara Covid-19 dhe vdekjet sipas Universitetit Johns Hopkins.

COVID-19 ka goditur rëndë Mbretërinë e Bashkuar, me vendin që regjistron qindra mijëra raste dhe mbi 67,000 vdekje të lidhura me sëmundjen. Anglia u përball me nivelet më të larta të vdekjes së Evropës gjatë valës së parë të pandemisë. Në Afrikë, epidemia është akoma duke u përshpejtuar (+ 16 % e rasteve të infektimeve gjatë javës së kaluar).

Amerika Latine dhe Karaibet po përjetojnë një përshpejtim (+ 9 %). Evropa mbetet zona e cila regjistroi më shumë infektime të reja këtë javë (247 838 raste të reja ditore), me një përshpejtim prej 2 %.

Pandemia vazhdon të ngadalësohet në Lindjen e Mesme (-5 %) dhe Azi (-10 %). Shkalla e infektimit është rritur me 106 % në Oqeani, por virusi qarkullon shumë pak atje (37 raste në ditë). Izraeli (+ 60 %, 3 063 raste ditore), Holanda (+ 41 %, 11 729 raste), Republika Çeke (+ 40%, 7 452 raste) dhe Kolumbia (+ 37%, 12 604 raste). Rënia më e fortë gjatë shtatë ditëve të fundit është vërejtur në Pakistan (-35 %, 2 042 raste ditore) përpara Bullgarisë (-35 %, 1 426 raste), Hungarisë (-32 %, 2 814 raste), Gjeorgjisë (-31 %, 2 355 raste) dhe Austri (-29 %, 1 965 raste).