Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Alaudin Malaj, raportohet se është arrestuar pak minuta më parë, te Liqeni Artificial në kryeqytet. Mësohet se ai është shoqëruar në Komisariatin nr. 2 për shkak të një konflikti me djalin për një automjet. Nga pamjet e siguaruara shihet momenti i shoqërimit të Malajt nga efektivë të policisë, te Liqeni Arificial, në një vend parkimi.

Malaj, ish-gjyqtar i Gjykatës së Apelit dha dorëheqjen nga statusi i magjistratit në korrik të këtij viti, duke iu shmangur procesit të vettingut. Në vitin 2015, ILDKPI e ka kallëzuar për fshehje dhe pastrim parash, me një vlerë prej 1.7 milionë euro. Ai është denoncuar disa herë nga persona të caktuar në qytetin e Vlorës, ndërsa ka kërkuar dhe mbrojtje për shkak të frikës se mund të eleminohej nga persona të lidhur me k rimin e organizuar.