Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë ka dorëzuar ne Gjykate kërkesat për një pjesë të madhe të të arrestuarve, të cilët kanë kryer veprime të dhu-nshme dhe kanë organizuar tubime të paligjshme. Sot me vendim të Gjykatës janë lënë në kushtet e izolimit, tre prej të arrestuarve, duke u caktuar masa e sigurimit, arrest në shtëpi sipas nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale, dhe konkretisht shtetasit Altin Koci, Vilson Kulemani dhe Robert Poshnjari.
Nga ana e organit të akuzës vijojnë hetimet me qëllim individualizmin e autorëve të veprave penale. Aktualisht ka mbi 70 persona të arrestuar dhe të hetuar nga organet e hetimit per “shkatërrim prone”, “prishje të qetësise publike” dhe “kundërshtimi i forcave të policisë” etj.