Pandemia ka ndryshuar shumë zakone dhe arsimi është një prej sektorëve të prekur. Për të folur për sprovën e të mësuarit online dhe të tjera sfida, emisioni “JAVA në RTSH” kishte në studio rektorin e Univeristetit të Tiranës, Artan Hoxha.

“UT sot është çliruar nga një situatë anormale që ka pasur, ku një konflikt i brendshëm institucional pengonte funksionimin normal. Kthimi në normalitet ishte minimumi që duhet të bënim. Pavarësisht pandemisë ap odefekteve të së shkuarës ne sot po ecim në nëj drejtim që Universiteti ta realizojë misionin e vet” – tha rektori Hoxha.

Ai shtoi se ishin përgatitur paraprakisht për mësimin online, por jo plotësisht.

“Ne ishim përgatitur për mësim online të alternuar. Pra ne e kishim një platformë sesi do ta zhvillonim mësimin. Kemi miratuar rregulloren antiCovid etj. Por ajo që jemi përqëndruar më shumë është organizimi nga pikëpamja rregullative të mësimit online nga kushtet e shtëpisë” – tha rektori i Universitetit të Tiranës.

Hoxha u shpreh se vendimarrja për mbylljen totale të auditorëve ishte e papritur për universitin.

“Përderisa ne lëmë hapur bare, restorante apo shkollat e mesme… Vërtetë ne jemi në periudha që bëjmë disa procese mësimore, por ‘Artet’ përshembull kanë aktivitete që nuk i bëjnë dot online. Baleti, piktura skulptura, muzika… E kemi diskutuar dhe me rektorë të tjerë që brënda mundësive pas një vlerësimi të mjekëve, të lejohet pjesëmarrja në auditorë brenda rregullave” – tha ai.

Megjithatë, rektori Artan Hoxha u shpreh se pjesëmarrja e studentëve në leksionet online është rreth 85%, duke shtuar se kjo tregon interesin e tyre dhe funksionimin e plotë të sistemit.

Ndërkohë, emisioni “Java në RTSH” në lidhje përmes Skype solli për shikuesit edhe opinionet e Zv.drejtoresësh së shkollës ‘Asim Vokshi’, Mirela Reqica. Studentes së doktoraturës Deis Haxholli dhe Drejtorit të Zyrës së kontrollit të cilësisë së arsimit parauniversitar, Gent Janaqi.

Për më tepër ndiqni emisionin e plotë: