Federata e Futbollit të Kosovën po ndanë çmimet për më të mirët për vitin 2020.
Për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, nuk do të ketë gala mbrëmje me mysafirë tjerë, por të pranishëm do të jenë vetëm anëtarët e KE-së dhe “Laureatët e Vitit 2020”. Radha ishte për futbollistin më të mirë në Superligën e Kosovës për vitin 2020.
Armend Thaci, mbrojtësi i djathtë i FC Ballkani, u shpërblye si më i miri për vitin që po lëmë pas. “Është një vlerësim i madh që në mesin e gjithë këtyre futbollistëve të zgjedhem më i miri dhe është një motiv që të punoj dhe shpresoj 2021 të jetë më i mirë”, tha ai.