Artistja e re shqiptare Mimoza Rraci ka realizuar ditë më parë një vepër artistike, në të cilën shfaqet një mjeke që në maskë mbante flamurin e Kosovës. Por Mimoza Rraci nuk mund ta kishte imagjinuar se kjo vepër do të vlerësohej, aq sa u bë pjesë e prestigjozes “Times”.
Ajo ka ndarë me të gjithë një lajm të gëzuar lodhur me këtë pikturë. “Time”, një prej gazetave më prestigjioze në botë, ka vendosur që të falënderoj bluzat e bardha “Guardians of the year 2020”, pikërisht me punimin artistik të Mimoza Rracit. Kjo padyshim nuk pritej nga artistja e cila është shprehur e mahnitur.
“Ket’ nuk e prisja. “Time” nji prej gazetave me te famshme në botë ka postuar punën time per t’i falënderuar Guardians of the year !”, – shkroi Rraci.