Mbretëria e Bashkuar filloi vaksinimin e popullsisë kundër Covid-19 këtë javë. Ndërkohë, platformat e rrjeteve sociale u mbushën me lajme në lidhje me një titull alarmues që pretendonte se vaksina e koronavirusit nga Pfizer-BioNTech, mund të shkaktojë infertilitet te gratë.

Por ekspertët kanë deklaruar se këto pretendime janë të pabazuara. “Është një mit, nuk është i vërtetë– nuk ka prova që mbështesin perceptimin e tyre”, tha Saad Omer, një ekspert i vaksinave në Universitetin Yale. Këtë javë, Administrata e Ushqimit dhe Barnave tha se vaksina mund të mbrojë njerëzit kundër zhvillimit të COVID-19 pa shkaktuar efekte anësore serioze. Vaksina Pfizer ka marrë dritën dritën jeshile në Britani dhe Kanada.

Lajmet në lidhje me infertilitetin u nxitën nga një artikull i botuar nga një blog i quajtur “Health and Money Neës”, i cili pretendonte në mënyrë të gabuar se vaksina e Pfizer përmbante një proteinë që luan një rol vendimtar në zhvillimin e placentës, duke shkaktuar infertilitet. Pretendimet e pabazuara u morën nga një peticion i shkruar nga Michael Yeadon, një mjek britanik në pension dhe ish-punonjës i Pfizer, i cili më parë është kritikuar për pikëpamjet e tij të gabuara në lidhje me koronavirusin.