As tërmetet dhe as pandemia nuk mundi që të mposhtë kurajon, por dhe dashurinë për jetën. Me urimin për një vit më të begatë dhe më të mirë, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë urimi për qytetarët e Tiranës, në kujtim edhe të dy prej njerëzve që i dhanë aq shumë qytetit me punën e tyre dhe që jeta ju ndërpre në mes tinëzisht prej COVID-19, Feti Fanajt dhe Valter Gjonit. Në mesazhin që shoqëron videon, kryebashkiaku Veliaj thekson se e gjitha Bashkia Tiranë është në shërbimin e qytetarëve, në ditë me diell dhe në ditë të vështira.
“Pavarësisht uniformave dhe punës që bëjmë, në fund të gjithë jemi njerëz. Prandaj këtë fundvit, vështirësitë, presionin dhe ankthin e mposhtim duke kërcyer. E gjitha Bashkia Tiranë në shërbimin tënd. Në ditë me diell dhe në ditë të vështira. Gëzuar Vitin dhe dekadën e re! Në kujtim të Fetiut dhe Valterit”, shkruan Veliaj.