Ish deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Luan Baçi ka konfirmuar dhe rikonfirmuar faktin se protestat e ditëve të fundit janë në dorën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Skandaloz është edhe fakti që eksponenti i Partisë Demokratike e ka konsideruar mënyrë për të festuar vd ekjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.

Fakti që Partia Demokratike zgjedh këtë mënyrë për të festuar 30-vjetorin e saj tregon filozofinë e këtij subjekti politik. Artikulimi i Baçit tregon se AND-ja e Partisë Demokratike është dhuna. Pavarësisht deklaratave skandaloze në raport me vdekjen e të ndjerit Rasha, ish deputeti demokrat tregon disa të vërteta që i takojnë subjektit të tij politik. (Lexo.al)