Një xhelozi e re brenda kampit opozitar tani ka lidhje me Baba Mondin, të parin e Bektashinjve shqiptar. I njohur si një figurë e afërt me Ilir Metën për shkak të fiksimit të Ilir Metës me kultin e bektashinjve në Tomor, Baba Mondi duket se ka prodhuar një lloj shqetësimi tek LSI me afrimin e tij të fundit me Lulëzim Bashën.

Burime nga LSI thonë se takimet e Baba Mondin me Bashën dhe afërsia me të ka ngjallur xhelozi tek Ilir Meta dhe struktura të LSI të cilat e shikojnë këtë si një provokim të Bashës për të depërtuar në domenet e tyre politike.

Baba Mondi është një figurë e respektuar e bektashinjve, i cili nuk ka angazhime politike publike, por fiksimi i Ilir Metës pas figurës së Kryegjyshit botëror, duket se ka krijuar një pështjellim të ir brenda opozitës.