Bayern Munchen pësoi një humbje të rëndë në ndeshjen e radhës përballë Borussia Monchengladbah ku u mund me rezultatin 3-2. Bavarezët dolën pa pikë në një ndeshje të rëndësishme në kampionat të cilën e udhëhiqnin 0-2.

Por vendasit nuk e humbën besimin dhe gjetën dy gola të shpejtë në pjesën e parë duke barazuar rezultatin dhe nxjerrë në pah dobësinë e ekipit të Flick në qendër të mbrojtjes. Në fillim të pjesës së dytë Monchengladbah gjeti dhe golin e avantazhit, të cilin e ruajti deri në fund të takimit.

Tashmë Bayern rrezikon që me këtë hap fals të humbasë dhe kryesimin në renditje.