Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar për situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut në kryeqytet. Ai ka publikuar në rrjetet sociale foto nga puna e palodhur që po bëjnë të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit, ujësjellës-kanalizimeve, policisë bashkiake e zjarrfikëseve që janë shpërndarë në terren. Veliaj u kujton qytetarëve që në rast nevoje të telefonojnë në numrat e urgjencës.

Rrëshqitje dherash, shembje toke, rrëzime pemësh dhe prezencë uji – këto jenë pasojat e reshjeve masive. Por nëse kujdesemi për njëri-tjetrin dhe me pak ndihmë nga Policia e Shtetit, Policia Bashkiake Tiranë, Zj arrfikëset e Urgjencat do ia dalim mbanë! Telefono 112 dhe ndihmë me zemër, shkruan Veliaj.