Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të bëra paraditen e sotme nga Korça për oligarkët, ku tha mes të tjerash se me uljen e taksës së sheshtë në 9% ata përfitojnë mbi 50 milionë euro nga buxheti i shtetit. Me pyetjen ‘me kë tallet ky?’, Basha deklaron se shqiptarët duan ndryshimin dhe më 25 prill Shqipëria fiton, kurse Edi Rama humb.
Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb, shkruan Basha.