Të ushqyerit shëndetshëm është kurdoherë me rëndësi, veçanërisht në ditë pandemie. Nëse jeni të infektuar me Covid, e keni kaluar ose ende jo duhet t’i kushtoni rëndësi dietës ushqimore. Fundja, jo më kot një shprehje interesante thotë se ne jemi çfarë hamë. Çfarë duhet të shmangni! Kur gatuani përpiquni të kufizoni sasinë e kripës dhe aromave me natrium të lartë (p.sh. salcën e sojës dhe salcën e peshkut). Kufizoni konsumin tuaj të përditshëm të kripës në më pak se 5 g (afërsisht 1 lugë çaji) dhe përdorni kripë të jodizuar.
Shmangni ushqimet që kanë shumë sheqer. Kufizoni marrjen e pijeve joalkoolike ose sodave dhe pijeve të tjera që kanë shumë sheqer (p.sh. lëngje frutash, shurupë). Zgjidhni fruta të freskëta në vend të vakteve të ëmbla si biskota, ëmbëlsira dhe çokollata. Çfarë ju këshillohet të konsumoni? Hani ushqime të freskëta dhe të papërpunuara çdo ditë Këshillë: Hani fruta, perime, bishtajore (p.sh. thjerrëzat, fasulet), arrat dhe drithërat (p.sh. misri i papërpunuar, tërshëra, gruri, orizi kaf ose zhardhokët me niseshte). Po kështu mish, peshk, vezë dhe qumësht. Këshillë: Mos i gatuani shumë perimet dhe frutat, pasi kjo mund të çojë në humbjen e vitaminave të rëndësishme.
Pini mjaftueshëm ujë çdo ditë Uji është thelbësor për jetën. Ai transporton lëndë ushqyese në gjak, rregullon temperaturën e trupit tuaj, heq qafe toksinat dhe lubrifikon nyjet. Konsumoni sasi të moderuar të yndyrës dhe vajit Konsumoni yndyrna të pangopura (p.sh. gjenden te peshku, avokado, arrat, vaji i ullirit, soja, luledielli dhe vajrat e misrit) sesa yndyrnat e ngopura (gjenden në mishin yndyror, gjalpin, vajin e kokosit).