Sot është dita e fundit e merkatos dhe klubet po përpiqen të bëjnë lëvizjet e fundit për të vazhdimin e kampionatit.
Në këtë situatë, te Milani po punojnë për të gjetur një zëvendësues për mbrojtësin e majtë, Tei Hernandez. Sipas mediave italiane, Maldini dhe drejtuesit e tjerë kuqezi, kanë identifikuar mbrojtësin e Palmeiras, Matias Vinja. 23-vjeçari ndiqet prej kohësh nga italianët, të cilët sot do tentojnë të mbyllin marrëveshjen me mbrojtësin, i cili ditën e djeshme fitoi Kupën Libertadores me Palmeirasin.
E gjithë dita e sotme do i përkushtohet afrimit të një mbrojtësi të djathtë, për të vënë nën urdhrat e Piolit sa më shumë alternativa dhe për të tentuar titullin kampion, ndonëse gjithmonë drejtuesit kanë thënë se objektiv është kualifikimi në Champions.