Pas shfaqjes së varianteve të reja të COVID, drejtuesi i gjigantit farmaceutik Pfizer Albert Bourla ka premtuar se kompania është duke u përpjekur që të përshpejtojë zhvillimin e vaksinës nën 100 ditë.
Pfizer ishte kompania e parë në botë që prodhoi një vaksinë për COVID-19, e cila tashmë po administrohet në të gjithë botën. Por Bourla paralajmëroi gjithashtu se ka një shans të madh që vaksinat në të ardhmen të mos jenë efektive. Në një mbledhje virtuale të Davos World Economic Forum për vitin 2021 ai u shpreh se vaksinat një ditë mund të mos jenë zgjidhja.
“Ka shumë të ngjarje që kjo të ndodhë një ditë”, ka thënë Bourla sipas Business Insider.
Albert Bourla tha po ashtu se Pfizer po punonte për përshpejtimin e kërkimit dhe zhvillimit të vaksinave në rast se ky skenar do të vijë.
Vaksinat COVID-19 janë zhvilluar me shpejtësi rekord, për shkak të përparimeve teknologjike, fondeve masive dhe gatishmërisë së publikut për të marrë pjesë në prova.
Bourla ishte një nga katër folësit në një panel duke diskutuar nevojën për bashkëpunim midis bizneseve dhe qeverive për të luftuar kërcënimet e ardhshme për shëndetin e njeriut.
Mëngjesin e ditës së djeshme Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë të Korçës ku tha se të hënën nis furnizimi me vaksinën anti-COVID nga Pfizer.