Vaksinimi i kafshëve mund të jetë mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e Covid të njerëzit. Kjo gjë është deklaruar nga ekspertët e Universitetit të Anglisë Lindore (UEA). Profesori i gjenetikes Cock van Oosterhout tha se vaksinimi i disa kafshëve është i nevojshëm. Më tej ai tha se zhvillimi i diosa vaksinave për kafshët shtëpiake duhet që të konsiderohet si një masë paraprake për të zvogëluar rrezikun e infektimit.
“Nuk është e paimagjinueshme që vaksinimi i disa llojeve të kafshëve të zbutura mund të… jetë i nevojshëm për të frenuar përhapjen e infeksionit. Ka kuptim të zhvillohen vaksina për kafshët shtëpiake, ashtu si një masë paraprake për të zvogëluar këtë rrezik.
Unë mendoj se mënyra më e mirë për ta bërë këtë është me të vërtetë të konsiderohet zhvillimi i vaksinave edhe për kafshët,” tha ai. Covid më parë përveç se njerëzve është zbuluar edhe në shumë kafshë shtëpiake, si qen dhe mace.