Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune me pamje nga kantieri i Thumanës. Kreu i qeverisë u ka uruar fundjavë të mbarë ndjekësve të tij, duke theksuar se lagja e Thumanës po rilind.
“MIRËMËNGJES, dhe me lagjen e Rilindjes së Thumanës, ku infrastruktura e re, shkolla e re, shtëpitë e reja po i japin trajtë konkrete kompleksit të bukur rezidencial, e ku javë pas jave do të marrin formë edhe pallatet e reja, qendra e re shëndetësore, njësia e re bashkiake, fushat sportive e parqet, ju uroj një fundjavë të mbarë ?”, shkruan Rama.